Pasi i fyeu kosovarët, ja çfarë bëri futbollisti i Tiranës

Futboll 20 Qershor 2019 18:14

Futbollisti i Tiranës, Jurgen Goxha, u bë i njohur pas shkrimit skandaloz në rrjetin social Facebook.

Ai me këtë rast kishte fyer rëndë kosovarët.

“Po sa kan lujt jupi me shok futbolll… ju buk si keni honger o kosovar t m*tit… se ju bom njerz e tash ju dukena si hasem… haram buka e shqiptarit”, shkroi Goxha.

Por pas reagimit të madh të opinionit publik Goxha ka kërkuar falje.

Me këtë rast futbollisti i Tiranës, pati një arsyetim qesharak.

“Komenti para një dite ishte thjesht nji komente rastesie, skam pas lidhje me ofendu kosovarët në përgjithësi thjeshtë marr përgjegjësitë e një komenti që se kam shkruar unë por është shkruar në emrin tim. Gjithsesi kërkoj falje nëse disa njerëz janë ofenduar. Kosova zemra Shqipërisë”, është komenti i radhës nga ai.