Pasi iu mor shiriti i kapitenit dhe u përjashtua nga skuadra, vjen një tjetër lajm katastrofal për Xhakën

Futboll 06 Nëntor 2019 08:46

Arsenali raportohet se po mendon ta largojë Granit Xhakën në janar, pasi Unai Emery refuzoi ta pranonte se mesfushori do të luante përsëri për klubin.

Xhakës i është marrë shiriti i kapitenit nga Emery dhe tani e tutje Pierre-Emerick Aubamyeang do të jetë kapiteni i parë, pas incidentit të kosovarit kundër Crystal Palace.

Kuptohet se Xhaka kishte shpresuar se do të riftohej në skuadër nga Emery, por ai nuk është përfshirë fare në skuadrën e Europa Leagues.

Sidoqoftë, hezitimi i spanjollit për ta konfirmuar se lojtari do të luajë përsëri për klubin ka nxitur shumë spekulime dhe “Mirror” raporton se ai mund të largohet në janar.

I pyetur nëse Xhaka do të luajë për Arsenalin përsëri, Emery tha: “E ardhmja është e ardhmja e Arsenalit. Ne kemi një ndeshje shumë të rëndësishme të shtunën.

“Duhet të marrim disa vendime… fokusi im është në ndeshjen e nesërme. Ai është lojtari ynë dhe ne e respektojmë.”

-->