Pasi la Shaqirin në shtëpi, Klopp nderoi gjatë 90 minutave serbët

Futboll 07 Nëntor 2018 12:47

Jurgen Klopp, trajneri i Liverpoolit, ka bërë një veprim mbrëmë në Beograd për të cilin po diskutohet gjatë ditës së sotme.

Ai ka vendosur në xhaketë lulen e quajtur, “Ramonda e Natalias”, raporton Insporti.

Sipas asaj që raportohet, kjo lule mbahet si simbol për nderimin e 1,247,000 serbëve të vrarë gjatë Luftës së Parë Botërore.

Më 11 nëntor 1918 në Compiègne fuqitë aleate dhe Gjermania nënshkruan armëpushimin dhe kështu i dhanë fund Luftës së Parë Botërore.

Pothuajse 95 vjet pas kësaj ngjarjeje të rëndësishme historike për mbarë botën, Republika e Serbisë nga 11 nëntori 2012 ka filluar ta festojë “Ditën e Armistikës (ose Dita e Armëpushimit) në Luftën e Parë Botërore” si një festë kombëtare dhe pikërisht për këtë, Klopp mbante mbrëmë lulen në xhaketë.

Liverpooli humbi mbrëmë në Beograd, për të cilën ndeshje nuk ishte ftuar Xherdan Shaqiri, pasi Kloppi nuk dëshironte “probleme”. /Insporti.com/