Pasi shkatërroi sllovakun, Florian Marku tregon kundërshtarin e radhës

Boks 30 Mars 2019 08:17

Florian Marku do të ndeshet sërish në boks në kategorinë “welterweight”, këtë herë kundërshtar është anglezi Robert Asagba më 27 prill, po në “York Hall” në Londër.

Boksieri shqiptar njoftoi përballjen me boksierin londinez dhe kërkoi edhe një herë mbështetjen e të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Angli.

Për “Dinamitin” shqiptar kjo do të jetë ndeshja e tretë në boks, teksa në përballjet e para fitoi me nokaut. Gjithsesi Asagba është kundërshtar më i fortë dhe në karrierën e tij në boks numëron 7 ndeshje.

Katër ndeshjet e para i ka fitore, më pas ka pësuar dy humbje dhe në ndeshjen e tij të fundit të zhvilluar më 2 mars e mbylli në barazim me pikë.

-->