Pasi u bë “hit” në mediet botërore, Nuzës i shkruajnë gjyqtarë të njohur

Futboll 19 Qershor 2019 22:25

Gjyqtari i mirënjohur kosovar, Genc Nuza është bërë hit në mediet botërore me veprimin e tij në ndeshjen e “Yjeve”, shkruan Insporti.com.

Ndeshja e “Yjeve” u zhvillua ndërmjet ekipit të Granit Xhakës dhe Milot Rashicës, të cilët në ekipet e tyre kishin yje si Shefki Kuqi, Mërgim Mavraj, Ermir Lenjani dhe Visar Bekaj.

Gjyqtari i takimit, Nuza i cili është gjyqtari më mirë në futbollin kosovar, ka marrë gjithë vëmendjen e kësaj ndeshje, përkundër faktit se në fushë ishin yje si Granit Xhaka, Milot Rashica dhe Shefki Kuqi.

 

Gjatë një dueli në mes Milot Rashicës dhe Muharem Sahitit, intervenoi Nuza ku u mendua që do ta ndëshkojë me kartonë Sahitin por gjesti i tij ishte epik, në vend kartonit nxori palomën duke fshirë djerstë.

Ky veprim i tij bëri që gjithë stadiumi të shpërthente në duartrokitje.

Like a boss 😎 Artmotion

Gepostet von 433 am Montag, 17. Juni 2019

 

Këtë veprim e tij e ka publikuar faqja famshme në Facebook “433” me mbishkrimin “Si një boss”, transmeton Insporti.com.

Pas “433”, veprimi i Nuzës është publikuar edhe nga gazeta e famshme spanjolle “AS”.

 

“Shakaja më e madhe e një gjyqtari është parë”, e ka përshkruar këtë video kjo media.

E, për këtë veprim Nuzës i kanë shkruar shumë kolegë të tij nga bota, ndër ta edhe Cüneyt Çakır.

Gjyqtari turk me famë botërore, Cüneyt Çakır i ka shkruar Nuzës pas veprimit të tij i cili është bërë viral në rrjete sociale.

“Kjo është fantastike. E pabesueshme” i ka shkruar Cakir, Nuzës pas veprimit të tij, shkruan Insporti.com.

Prishtinasi 30 vjeçar ka pranuar mesazhe të shumta për këtë veprim nga personalitet të ndryshme, që kanë mbetur të mahnitur me veprimin e tij.

 

Videoja e publikuar nga “433” është shikuar nga rreth pesë milionë veta.

Një veprim të tillë e kishte bërë edhe i ndjeri Shinasi Berisha, i cili ishte gjyqtari i parë nga Kosova që kishte stemën e FIFA-s. /Insporti.com/