Pati vetëm një fitues në garën e jashtëzakonshme të vrapmit mes Mo Salahs dhe Jordi Albas, më 2015

Futboll 04 Shkurt 2019 21:37

Mohamed Salah i ka shuar kritikat se është “lojtar sezonal” në muajt e fundit.

I preferuari i fansave të Liverpoolit ishte i pandalshëm gjatë sezonit të kaluar, duke shënuar 32 gola vetëm në Premier League, më së shumti ndonjëherë në kampionat, prej kur është bërë formati me 38 ndeshje, transmeton Insporti.

Sidoqoftë, gjërat ishin pak më të komplikuara për egjiptianin këtë sezon, derisa Kupa e Botës u duk se ndikoi në paraqitjet e tij.

Salah gjithashtu po rikuperohej nga lëndimi në shpatull, të cilin e kishte pësuar në finalen e Champions Leagues.

 

Salah vs Barcelona

Por tani, ish-lojtari i Chelseat, po ia kujton botës së futbollit se ai vërtetë është një prej sulmuesve më të mirë aktualisht. 26-vjeçari ka shënuar 16 gola në total në Premier League këtë edicion.

Sidoqoftë, para ardhjes së tij në “Anfield”, Salah nuk njihej shumë si golashënues i zellshëm.

Gjatë kohës së tij te Roma, ai përmes shpejtësisë së jashtëzakonshme, “terrorizonte” mbrojtësit kundërshtar për çdo javë.

Këtë e dëshmon edhe gara që pati me mbrojtësin e Barcelonës, Jordi Alban, në përballjen e Romës me Barcën në Champions League.

Pamjet e mëposhtme janë nga faza e grupeve, katër vite më parë, një përballje që u mbyll me rezultatin 1-1.

Salah tregoi shpejtësinë e tij të vërtetë, duke lënë njërin nga mbrojtësit më të shpejtë në botë “fjetur”. /Insporti.com/

-->