Patrice Evra kthehet në Premier League

Futboll 07 Shkurt 2018 12:34

Patrice Evra thuhet se ka arritur në West Ham, me të cilën skuadër do të nënshkruaj gjatë ditës së sotme.

Francezi 36 vjeçar, i cili kishte kaluar tetë vite në Angli si lojtarë i Manchester United, ishte shkarkuar nga ekipi i Olympique Marseille në fillim të këtij sezoni, pasi kishte qenë i përfshirë në një zënkë me një tifoz. Evra lidhur me këtë rast, ishte sanksionuar edhe nga UEFA me mosparaqitje në garat e saj deri në Qershor të vitit 2018. Kjo pasi zënka e Evra-s kishte ndodhur në ndeshjen e Marseille me ekipin portugez të Vitoria Guimaraes, në fazën e grupeve të Europa League, më 2 Nëntor 2017.

Në mëngjesin e sotëm, Evra u pa në kompleksin stërvitor “Rush Green” në Londrën Lindore, ku edhe pritet t’i përfundojë procedurat e nënshkrimit të kontratës.
Përndryshe për francezin ishte i interesuar edhe Everton, por Evra favorizoi një kalim në Londër.
Ish-kapiteni i Francës, edhe në Olympique Marseille kishte kaluar si lojtarë i lirë Janarin e vitit të kaluar, duke nënshkruar një marrëveshje 18 mujore me ekipin francez, pasi e kishte përfunduar aventurën e tij 2 vjeçare e gjysmë tek italianët e Juventus.

Herën e kaluar sa luajti në Premier League për Manchester United, Evra kishte 379 paraqitje dhe shënoi 3 gola në nëntë brenda nëntë sezoneve tek Manchester dhe arriti të fitonte një mori titujsh me “Djajtë e Kuq”, si: pesë herë titullin e Premier League, Ligën e kampionëve në vitin 2008, tre tituj të Kupës së Ligës, pesë trofe të Community Shield dhe një herë Kupën e FIFA Botërorit të Klubeve. /Insporti.com

-->