Pedri autokritik: Ja çfare thotë për performancën e tij – flet për takimin me Kroacinë

Futboll 26 Qershor 2021 17:02

Mesfushori i Barcelonës, Pedri ka folur se në cilin aspekt i duhet të përmirësohet, dhe thotë se po punon shumë për të qenë vendimtar.

Talenti siç duket heziton të ndërmarrë aksione finale, por thotë se është diçka që ai po punon shumë për ta përmirësuar.

“Unë e di që është diçka që duhet ta përmirësoj, të përfundoj shfaqjet dhe të jem më vendimtar,” tha ai në një intervistë për RAC1. 

Teksa, Pedri ka folur edhe për takimin me Kroacinë, ku tha se do të donte ta ekzektutonte një penallti, nëse loja arrin ne fazen e 11 metërshve.

“Do të jetë një lojë shumë e bukur mes dy ekipeve që gjithmonë duan të kenë topin” – tha ai. 

18-vjeçari ka shijuar një sezon fenomenal pasi u bashkua me Barcelonën nga Las Palmas dhe aktualisht është me skuadrën e Spanjës në Euro 2020.

Ndryshe, Pedri ka startuar në tre ndeshjet e Spanjës në “Euro 2020”, dhe pritet qe ai serish të jetë titullar në ndeshjen e së  hënës kundër Kroacisë.

-->