Pedri dhe Ferran Torres dalin pozitiv me Covid-19
Futboll
03 Janar 2022
20:45

Dy lojtarë të tjerë të Barcelonës kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Pedri Gonzalez dhe Ferran Torres janë dy lojtarët e radhës të Barcelonës që i shtohen listës së të infektuarve me Covid-19.
Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Barcelonës, pak minuta më herët.
Të dy lojtarët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të izoluar në shtëpi.
Barcelona ka njoftuar autoritetet kompetente për rastin dhe të gjithë janë në mbikëqyrje.