Pedri e fiton çmimin e lojtarit më të mirë të ri

Futboll 29 Nëntor 2021 20:53

Në “Théâtre du Châtelet” në kryeqytetin francez, po mbahet ceremonia e ndarjes së çmimit për “Topin e Artë”, shkruan Insporti.

Sot në ceremoninë e ndarjes së Topit të Artë u nda edhe çmimi për lojtarin më të mirë të ri “Kopa Trophy”, të cilin e fitoi talenti i Barcelonës, Pedri.

Adoleshenti bëri aq shumë përshtypje sa luajti në Euro 2020 për Spanjën, dhe më pas në Lojërat Olimpike, në një sezon të çmendur ku luajti 70 herë në 11 muaj.

Ai tashmë konsiderohet si lojtari më i mirë i ri në botë, pasi u emërua Golden Boy, duke mposhtur Jude Bellingham. /Insporti.com

-->