Pedri “motorri” i Furisë së Kuqe, nuk do ta besoni sa kilometra ka vrapuar në “Euro 2020”

Futboll 05 Korrik 2021 10:51

Mesfushori spanjoll, Pedri është ndër futbollistët më meritor që Spanja ka arritur të arrijë deri në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian “Euro2020”, shkruan Insporti.com.

Talenti i Barcelonës, është ndër emrat e parë që përzgjedhësi Luis Enrique bënë formacionin para ndeshjeve.

Pedri sipas një statistike, deri më tani në “Euro2020” ka vrapuar plotë 61 kilometra në total.

Shifra të frikshme për një futbollist të talentuar që ka vetëm 18-vjeç.

Në ndeshjet paraprake të “Furisë së Kuqe”, Pedri ka dhënë sinjale se të ardhmen do të jetë futbollist kyç në formacionin e Spanjës.

-->