Pefqeli shënoi, shikoni festën e “çmendur” të Visar Bekaj

Futboll 12 Maj 2019 09:44

Prishtina me fitoren në derbi ndaj Llapit ka vazhduar ëndrrën për titull të kampionit, kur kanë mbetur edhe dy xhiro për tu zhvilluar deri në fund të kampionatit.

Gjigantin kosovar e shpëtoi përsëri “xhokeri” Mërgim Pefqeli, i cili u inkuadrua nga banka rezervë për të shënuar golin e fitores në minutën e 90, mbase golin e titullit.

Në këtë fitore të rëndësishme pati rol të rëndëishëm edhe portieri i Prishtinës, Visar Bekaj.

Bekaj me super pritjet e tij tregoi vlerat e tij të mëdha që i posedon. Golin e bashkëlojtarit të tij, e shijoi në maksimum.

 

Ai doli nga porta e tij dhe me një ‘fluturim’ te reklamave përrreth fushës arriti te shënuesi.

Reprezentuesi kosovar ka një të ardhme të ndritur dhe pas përfundimit të sezonit pritet të largohet nga futbolli kosovar në drejtim të atij evropian. /Insporti.com/

-->