Peja arrin marrëveshje me trajnerin e njohur

Superliga 04 Janar 2021 08:30

Basketbolli kosovar duket se i është kthyer investimeve të mëdha. Skuadra pejane, KB Peja ka njoftuar sot se ka arritur marrëveshje me trajnerin nga Turqia.

Njoftimi i plotë i KB Peja:

KB Peja ka arritur marrëveshje me trajnerin nga Turqia Semsettin Bas.

Trajneri Bas ka qene trajner i Bursaspor per 4 sezona me rradhe duke ngritur fillimisht Bursan ne kategorine superiore turke e pastaj edhe duke e derguar ne FinalFour. Vitin e kaluar ai ishte trajner i CSO Voluntari ne eliten e Rumanise.

Semsettin Bas ka qene edhe nje basketbollist me karier te shkelqyer duke u aktivizuar per ekipen me te medha turke si Tofas, Pinar Karsiyaka, Turk Telekom e Galatasaray.

Miresevjen ne KB Peja.

-->