Peja fitoi derbin, por pritet të dënohet nga FBK

Superliga 19 Janar 2020 22:16

Skuadra e Pejës ka shënuar fitore shumë të rëndësishme ndaj Sigal Prishtinës, para më shumë se 2 mijë përkrahësve dhe në saje të një shfaqjeje shumë të mirë të Dardan Berishës dhe Drilon Hajrizit.

Por, Insporti raporton se ekipi pejan ka bërë një shkelje të Propozicioneve të Garave të Federatës së Basketbollit të Kosovës, që këtij ekipi mund ti kushtojë me dënim material.

KB Peja në këtë garë nuk ka aktivizuar në parket për 20 minuta lojtarë të grupmoshës U20, siç kërkohet me Propozicione të Garave të këtij sezoni.

Ky rregull është në zbatim tash e shtatë sezone nga FBK-ja dhe është shkelur nga klubet disa herë në ndeshjet e sezonit të rregullt, në raste kur nuk kanë dashur që tu bie ritmi i lojës duke i futur lojtarët e rinj në lojë, për minuta të garantuar, raporton Insporti.

Statistikat e KB Peja në duel me KB Sigal Prishtina

Sipas Propozicioneve të Garave, KB Peja do të dënohet me 500 Euro për këtë shkelje dhe në raste të përsëritjes së shkeljes së njëjtë do ta humbë ndeshjen me rezultat zyrtar, raporton Insporti.

Komisari i Garave pritet që më së largu 48 orë pas përfundimit të ndeshjeve, të publikojë vendimet etij në informator.

-->