Peja fiton Kupën e Kosovës

Superliga 15 Shkurt 2020 22:23

Peja ka fituar përball KB Yllit në finalen e madhe të zhvilluar në “Mizair Isma”, me rezultat 79-64 (9:26, 22:21, 20:10, 13:22) shkruan Insporti.

Peja e nisi ndeshjen për mrekulli, duke dominuar totalisht në mbrojtje dhe në sulm. Kjo bëri që epërsia e pejanëve të ishte e lartë.

Verdhezinjtë krijuan epërsi të lartë 6:20, derisa  pjesa e parë përfundoi 9:26 për Pejën.

Ylli nuk u dorëzua dhe kërkoi që të shkrinte epërsinë. Skuadra therandase afroi rezultatin në 27:34, por pejanët sërish hynë në një seri, duke përfunduar pjesën e parë me rezultat 31:47.

Ylli e nisi fuqishëm pjesën e dytë, duke afruar rezultatin në 45:53, e më pas edhe në 49:55, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 51:57 për Pejën.

Por, në 10 minutat e fundit, Peja hyri fuqishëm, duke ngritur epërsinë në 51:63, e më pas 56:70, për të triumfuar në fund 64:79.

Kjo ishte Kupa e pestë në histori të klubit Peja, ndërsa e para që nga viti 2015.

-->