Peja fiton ndaj Feronikelit

Superliga 09 Tetor 2019 19:40

Peja e ka shënuar fitoren e dytë pas rikthimit në Superligën e Kosovës në basketboll. Pejanët sonte ishin më të mirë se Feronikeli, duke fituar me rezultat 95:89, në ndeshjen e vlefshme për javën e 4-t.

Henrik Sirko me 25, Jamicheal Morgan me 24 dhe Jordan Martin me 20 pikë ishin më të dalluarit te skuadra pejane, e cila tashmë ndodhet në kuotën e 5 pikëve.

Për Feronikelin kjo ishte humbja e tretë në po aq ndeshje. Tyron Garland me 29 pikë ishte më efikasi te skuadra nga Drenasi, tek e cila pikë dyshifrore patën edhe Brandon Scott (15), Arti Hajdari (12) dhe Darius Huggins, i cili ndeshjen e përfundoi me 11 pikë të shënuara.