Peja forcohet me qendrën Berisha

Superliga 04 Nëntor 2019 21:32

Qendra Arbër Berisha është kthyer në Kosovë për të luajtur te KB Peja.

Berisha te Peja është transferuar nga skuadra elitare e Turqisë, Gaziantep.

Lajmin për transferimin e Berishës e ka konfirmuar trajneri i Pejës, Jeronimo Sharin, të hënën.

Berisha (203 cm) do të jetë ndihmë e madhe për Pejën këtë edicion, si në Superligën e Kosovës ashtu edhe në Ligën Ballkanike.

“Arbër Berisha është përforcimi më i ri i ekipit tonë. Ai vjen nga Gaziantepi dhe do të jetë një përforcim i rëndësishëm për ne”, është shprehur Sharin.

22-vjeçari ka qenë pjesë e Pejës te gjeneratat e reja, por para disa vjetësh ishte transferuar në Turqi, ku ka luajtur edhe me gjeneratat e reja të këtij shteti.

Ai këtë edicion ka vetëm një paraqitje në Superligën e Turqisë.

-->