Peja, kampione e Superligës së Kosovës në volejboll

Volejboll 09 Maj 2021 09:40

Klubi i volejbollit, Peja është shpallur kampion i edicionit 2020/2021 në Superligën e Kosovës në volejboll, transmeton Insporti.

Peja e mposhti Dritën me rezultat 3-2 në sete dhe në tërësi 3-0 në serinë e fialeve të “Play Off-it”, pejanët në gjysmëfinale eliminuan skuadrën Golden Eagle Theranda.Në një ndeshje shumë interesante, fituesin e ka përcaktuar tie-break, duke e vazhduar dramën në pesë sete.

Peja me ketë sukses, arrin të fitojë trofeun e dytë këtë edicion, pas triumfit edhe në Kupën e Kosovës në volejboll te djemtë.

Në tabelën e Superligës, Peja u rendit e dyta me 36 pikë, dy më pak se lideri Ferizaj, por që në duelet e “Play Off-it”, pejanët ishin tejet efikasë duke bërë që me paraqitje fantastike të fitojnë titullin kampion.

-->