Peja lehtë ndaj Lipjanit, Hajrizi me rekord stinori

Superliga 01 Dhjetor 2019 22:17

KB Peja e ka arritur fitoren e gjashtë në Superligën e Kosovës, pas 14 xhirove të zhvilluara.

Pejanët kanë mposhtur Lipjanin, në udhëtim me rezultatin final 79-118.

Skuadra e Pejës e dominoi pothuajse në tërësi takimin e sontëm, duke fituar tre çerekë (12-29, 19-35, 23-35), përpos të dytit (25-19) dhe në fund me meritë arriti të triumfoj.

Lojtari më i dalluar në fitoren e Pejës sonte ishte Drilon Hajrizi i cili arriti double-double të hatashëm, por edhe pati rekord stinori sa i përket pikëve të shënuara 43 sosh, pati edhe 15 kërcime e 7 asistime, përderisa u dalluan edhe Henrik Sirko me 31 pikë e Beqë Kovaqi me 19 sosh.

Tek Lipjani s’mjaftuan për fitore, DeMarcus Stuckey me DeMarcus Stuckey me 23 pikë e Devaughn Jenkins me 21 sosh.

Peja tash ka 6 fitore e 6 humbje, ndërsa Lipjani, nga 13 ndeshje të zhvilluara ka po aq humbje.

-->