Peja në krizë, Dardan Berisha afër kalimit tek klubi rival

Superliga 05 Janar 2021 15:14

KB Peja para pak ditësh u nda me njërin prej yjeve të saj, Drilon Hajrizin.

Por Hajrizi mund të mos jetë largimi i vetëm nga KB Peja në këtë afat kalimtar.

Burime të Gazetës Olle të afërta me klubin e Golden Eagle Yllit tregojnë se këta të fundit janë shumë afër transferimit të njërit prej lojtarëve më të mirë të basketbollit kosovar, Dardan Berishës.

Ylli është aktualisht në pozitën e pestë në tabelë dhe me gjasa të mëdha për të qenë pjesë e fazës playoff.

Afrimi i Berishës mund t’i bëjë suharekasit të besojnë që më në fund mund ta fitojnë titullin kampion.

-->