Peja në sekondë të fundit fiton ndaj Yllit në Suharekë – raporti i plotë

Superliga 03 Nëntor 2019 20:15

Peja ka fituar në sekondën e fundit ndaj Golden Eagle Yllit në udhëtim me rezultat 82:83 (21:22, 20:23, 20:16, 21:22).

Ndeshja në palestrën “13 Qershori” ka qenë shumë interesante, ku fituesi është vendosur vetëm në sekondat e fundit.

Takimi ishte i barabartë nga fillimi dhe çereku i parë përfundon 21:22 për mysafirët, që e fituan edhe periodën e dytë 20:23. Ndërkohë, vendësit u kundërpërgjigjën duke e fituar çerekun e tretë 20:16. Drama ndodhi në fund.

Ylli arriti të barazojë shifrat në 72:72 dhe më pas të kalojë në epërsi 75:72 me një tre pikësh nga Altin Morina. Por, Peja nuk u dorëzua dhe shënoi gjashtë pikë radhazi për 75:78. Lojë e barabartë u zhvillua deri në fund, ku 37 sekonda pa përfunduar ndeshja rezultati ishte 80:80.

Martin shënoi nga një nga dy gjuajtjet e lira për Pejën, kurse Samir Zekiqi kaloi Yllin në epërsi 82:81. Beq Kovaqi i Pejës tentoi për tri pikë, por nuk shënoi derisa gabimin e tij e përmirësoi Malcom Armsted, që shënoi në sekondën e fundit për rezultatin përfundimtar 82:83 për Pejën.

Pikë dyshifore për Golden Eagle Yllin shënuan: Samir Zekiqi 23, Alante Fenner 19, Jameel McKay 13 dhe Valon Bunjaku 12.

Te Peja më të dalluarit ishin: Henrik Sirko me 18 pikë, shtatë kërcime dhe nëntë asistime, Jamichael Morgan me 18 pikë, Malcom Armsted me 16 pikë, gjashtë kërcime dhe dhjetë asistime, si dhe Jordan Martin me 14 pikë e 12 kërcime.

Të dy skuadrat kanë nga katër fitore dhe tre humbje

-->