Peja – Prishtina, ja në cilën javë pritet të zhvillohet derbi i madh

Superliga 17 Shtator 2019 15:44

KB Peja edhe zyrtarisht tashmë është rikthyer në Superligën e Kosovës në basketboll.

Tashmë kjo skuadër është përforcuar me 14 lojtarë, shumica prej tyre mjaft cilësor.

Me rikthimin e Pejës, rikthehet super-derbi i basketbollit kosovar, Prishtina – Peja. Ky takim çdo herë ka sjellë spektakël në tribunat e qyteteve përkatëse.

E takimi i parë pas dy vitesh mes këtyre dy skuadrave pritet të zhvillohet në javën e parë të muajit tetor.

Peja do të jetë nikoqir i Prishtinës në xhiron e tretë në palestrën “Karagaçi” në Pejë.

Kujtojmë se edicioni i ri në basketboll do të ketë risi pasi që pjesë e Superligës do të jenë nëntë skuadra dhe fillon me 28 shtator.

-->