Peja rikthehet me fitore në Superligë

Superliga 29 Shtator 2019 19:25

Skuadra e Pejës rikthimin e saj në Superligë e ka nisur me fitore.

Pejanët si mysafir të Ponte Prizrenit, kanë realizuar fitore në xhiron hapëse të edicionit të ri me rezultatin 78:70.

Ndeshja ishte tejet e niveluar gjatë tërë kohës dhe për këtë e tregojnë edhe rezultatet pas çdo çereku (21-22, 12-20, 19-20, 18-16) dhe krejt në fund Peja arriti me shumë meritë të kthehet nga Prizreni me fitore.

Më të mirët tek Peja ishin Malcolm Armstread me 28 pikë dhe Sirko me double double prej 17 pikëve e 13 kërcimeve.

Tek Ponte, nuk mjaftuan 21 pikë e Malcolm Canada dhe 20 të tjera nga Sanders.