Peja shënon fitore në derbin ndaj Prizreni-16

Superliga 07 Tetor 2021 19:15

Pas humbjes në ndeshjen e kaluar nga Trepça, KB Peja është kthyer te fitorja në Superligën e Kosovës në basketboll.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë, Peja shënoi fitore ndaj Prizrenit-16.

Ndeshja e zhvilluar sonte në palestrën ”Karagaçi” ka përfunduar me rezultatin 89-82.

Dardan Berisha shkëlqeu në këtë fitore të pejanëve me 29 pikë. Ai u ndihmua nga Henrik Sirko me 15 pikë dhe Stephen Maxwell me 14 sosh.

Kurse, te prizrenasit sonte i pandalshëm ishte Ty Nichols. Ai shënoi 34 pikë, por që në fund nuk mjaftuan për të evituar humbjen.

Peja tani ka nëntë pikë dhe është lidere në tabelë, së paku derisa Trepça të zhvillojë ndeshjen e kësaj jave. Mitrovicasit kanë tetë pikë, aq sa edhe Prizreni-16 që renditet i treti.

-->