Pelicans befasojnë me fitoren e dytë

Basketboll 18 Prill 2018 08:43

Portland Trail Blazers ka humbur ndeshjen e dytë në plejoff kundër New Orleans Pelicans me rezultat 111 – 102.

Pelicans edhe pse pa qendrën DeMarcus Cousins, kanë bërë paraqitje fantastike në ndeshjen e dytë si mysafir kundër Trail Blazers, kështu duke shënuar fitoren e dytë në raundin e parë të plejoffit në NBA.

Pelicans në pjesën e parë të takimit ishin duke ndjekur rezultat të cilin e përmbysin në pjesën e dytë falë paraqitjeve të Jrue Holiday dhe Rajon Rondos.

Jrue Holiday ka shënuar 33 pikë dhe 9 herë ka asistuar ndërsa Rajon Rondo ka qenë 1 asist larg triple double të parë këtë sezon në plejoff. Ai përfundoi ndeshje me 16 pikë, 10 kërcime dhe 9 asisitime.

Më i miri tek Portland ishte C.J McCollum i cili ka shënuar 22 pikë dhe 6 asistime. /Insporti.com