Penalltia e Aubameyangut është dashur të përsëritej

Futboll 02 Mars 2019 17:07

Penalltia e Aubameyangut është dashur të përsëritej

Derbi i veriut të Londrës, mes Tottenhamit dhe Arsenalit, përfundoi në mënyrë dramatike.

Arsenali kaloi në epërsi përmes Aaron Ramseyt në minutën e 16-të, por ndeshja u ngjall 15 minuta para përfundimit të takimit.

Harry Kane u duk se ishte në pozitë jashtë loje nga goditja e dënimit e cila u ekzekutua nga Christian Eriksen, para se të faulohej nga Shkodran Mustafi, transmeton Insporti.

Tottenham Hotspur v Arsenal FC - Premier League

Asistenti i gjyqtarit kryesor nuk e ngriti flamurin, derisa Anthony Taylor drejtoi gishtin nga pika e 11-metërshit.

Kane realizoi në minutën e 74-t, para se Pierre-Emerick Aubameyang të fitonte një tjetër penallti, të cilën e humbi.

Hugo Lloris e priti goditjen e tij, derisa disa sekonda më vonë, Jan Vertonghen arriti që ta evitojë një gol të sigurtë në zonë, pas përpjekjes nga Aubameyang.


Tani, është publikuar një foto ku shihet se Vertonghen ishte futur në zonën e penalltisë, para se Aubameyang të gjuante nga penalltia.


Sipas rregullores së FIFA-s, “penalltia duhet të përsëritet nëse një mbrojtës futet në zonë, para kohe, dhe gjuajtja nuk rezulton me gol.”

Dhe fakti se kjo futje në zonë para kohe ia mundësoi Vertonghenit të shpëtonte gol të sigurtë, dëshmon se 11-metërshi është dashur të përsëritej. /Insporti.com/

-->