Penalltia e Jesus bëhet hit në rrjetet sociale
Futboll
06 Nëntor 2019
22:29

Sulmuesi brazilian, Gabriel Jesus nuk është treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, në ndeshjen kundër Atalantës, shkruan Insporti.com/
Ndeshje e vlefshme për grupin B të Ligës së Kampionëve, skuadra modeste italiane është duke i bërë probleme kampionit të Anglisë. Rezultati momental është baras 1:1.
Por, Gabriel Jesus dështoi ta shënonte edhe golin e dytë për ‘Qytetarët’ sonte.
Braziliani dështoi në mënyrën më të keqe të mundshme nga pika e bardhë në minutën e 43-të.
Ekzekutimi i penalltisë nga Jesus është bërë hit në rrjete sociale, duke u komentuar se si është e mundur të goditesh topin aq dobët.