Penalltia e Neymarit në finale të kupës bëhet virale (VIDEO)

Futboll 01 Gusht 2020 11:01

Ylli i Paris Saint-Germainit, Neymar, ka marrë lëvdata të shumta për mënyrën se si e realizoi penalltinë kyçe në ndeshjen kundër Lyonit në finale të Coupe de la Ligue.

Paris Saint-Germaini është shpallur kampion i edicionit 2020 të Coupe de la Ligue të premten, pasi arriti të triumfojë kundër Lyonit në penallti.

Kjo finale e fundit nuk ishte aq argëtuese sa do të kishin dëshiruar shumë tifozë, pasi që nuk u shënua asnjë gol në kohën e rregullt e as në kohën shtesë dhe fituesi u zgjedh vetëm përmes penalltive.

Lyoni i shënoi të gjitha pesë penalltitë e para, kështu që Neymari duhej ta shënonte patjetër penalltinë e tij dhe braziliani është bërë viral në rrjete sociale për ftohtësinë me të cilën e përballoi atë presion.

-->