Penalltia më e çuditshme e vitit, mbrojtësin e ndihmon… fusha e dëmtuar

Futboll 08 Prill 2021 01:34

Një penallti e çuditshme është shënuar në Çeki. Teplice dhe Mlada Boleslav u përballën mes tyre për një biletë në gjysmëfinalet e Kupës së Çekisë.

Ishte minuta e 52-të, skuadra vendase po kryesonte 1-0 dhe Mlada fitoi një penallti. Ekzekutimin e mori përsipër Ladislav Takacs.

Portieri kuptoi krahun e goditjes së mbrojtësit, por, për fatin e mirë të këtij të fundit, topi u përplas në një pjesë të dëmtuar të fushës dhe përfundoi në rrjetë.

Gjithsesi, një tjetër penallti akordoi gjyqtari kryesor pak minuta më vonë. Këtë herë për Teplicen, që nuk gaboi, fitoi 2-1 dhe u kualifikua në katër ekipet më të mira të Kupës

-->