Pensionohet sportistja më e bukur në botë (FOTO)

Sporte tjera 07 Janar 2019 19:24

Fundi i vitit 2018 ka shënuar edhe fundin e karrierës së kampiones në çiklizëm, 28 vjeçares sllovake Lucia Javorcekova. Ajo është ndër personalitetet më të popullarizuar në sportin e vendit të saj, por tani, me shumë të drejtë, ka vendosur të merret me modelim.

Bukuria e saj ia mundëson absolutisht një gjë të tillë, derisa edhe gjatë karrierës si sportiste disa herë kishte provuar aventura të kësaj fushe, të cilës tani ka vendosur t’i përkushtohet më seriozisht.

Javorcekova ishte e shkëlqyeshme si çikliste, por duke marrë parasysh që në këtë sport nuk ka shumë para, vendosi të shfrytëzojë bukurinë dhe që në fillim është e qartë se suksesi nuk do t’i mungojë.

Profili i saj në Instagram, nga shumëkush vlerësohet si më i miri.

“Askush nuk është aq seksi sa Lucia. Sportistja më e bukur në botë, është fantastike”, është vetëm njëri nga komentet e shumtë poshtë fotografisë së saj.

Bukuroshja sllovake shpeshherë jep edhe këshilla se si të mbeteni në formë të mirë, ndërsa në Instagram i ka më shumë se një milion ndjekës.