Penza triumfon kundër Bashkimit, shpallet kampion i EBC Ligës së Kosovës

Basketboll 29 Prill 2021 21:06


Penza e rikthen titullin në qytetin e basketbollit në Pejë. Vajzat pejane treguan lojë të shkëlqyeshme në Prizren dhe e gjunjëzuan me rezultat 77:63 (22:22, 23:20, 18:11, 14:10) Bashkimin, në kuadër të finales së pestë të play-off-it të EBC Ligës së Kosovës në basketboll. 

Ky është titulli i katërt për Penzën në historinë e ekzistimit si klub. 

Pejanet e mundën Bashkimin në seri të fitoreve me rezultat 3:2.    

Në çerekun e parë u zhvillua lojë me rivalitet të madh dhe përfundon me rezultat baras (22:22). 

Edhe çereku i dytë u karakterizua me lojë të fortë dhe pejanet në epërsi me 3 pikë (45:42). 

Image

Çereku i tretë ishte në favor të Penzës, që shkëputen në epërsi me 10 pikë (63:53), një epërsi që i dha edhe më shumë zemër në çerekun e fundit.

Në minutën e 35-të, Penza thelloi epërsinë në 13 pikë (71:68), ndërsa prizrenaset assesi të gjenin formulën e përmbysjes së epërsisë së rivales.  

Penza triumfon midis Prizrenit me rezultat 77:63 dhe stoliset me titullin e kampionit.

Basketbollistja Gabrielle Cooper është me efikasja me 20 pikë të Penza, e ndihmuar nga Valbona Bytyqi 15, Arbnore Perquku 14, Ashlie Howell 12, ndërsa te Bashkimi  Aisha Balarabe me 20 pikë. /Insporti.com/

-->