Pep Guardiola kishte në dorë “POKER” dhe humbi

Futboll 11 Prill 2018 17:50

Pep Guardiola kishte qenë duke e udhëhequr një sezon historik për Manchesteri Cityn, duke luftuar në katër frone për titujt respektiv në Champions League, Premier League, Fa Cup dhe Carabao Cup.

Mirëpo, gjatë rrugës duket se ambicia e tij ishte ngatërruar me dështimin e dyfishtë të Cityt në Champions League dhe FA Cup.

Guardiola kishte thënë se nuk i duhen më lojtarë të rinj në skuadër, pasi kishte shpenzuar 315 milionë euro gjatë afatit kalimtar të verës. “Parat e arabëve”, si quhen në futbollin evropian, nuk u kanë ndihmuar “qytetarëve” të Manchesterit të luftojnë për titullin e Champions League. Ata mbrëmë janë përballur kundër 5 herë kampionit të Evropës, Liverpoolit, të cilët ishin më të mirë para ndeshjeve të çerekfinales me Cityn, vetëm me historinë e tyre.

Forma e përgjithshme ekipore ishte totalisht në anën e Cityn, pasi edhe u konsideruan favorit kundër Liverpoolit.

Liverpooli deklasoi Cityt në dy ndeshje me rezultat të përgjithshëm 5 me 1. Ëndrra e projektit 10 vjeçar për fitimin e Champions League është shuar. Ky fat i hidhur i ndodhi edhe PSG, të cilët ngjajshëm sikur City kanë shpenzuar qindra miliona euro në 10 vjet e fundit për transfere.

Futbolli ka dëshmuar se nuk është lojë biznesi, përkundër shumave të majme që janë shpenzuar për të fituar tituj – për të përmbushur egot e sheikëve miliarderë të Cityt dhe PSG.

City ndeshjen e radhëz do ta zhvilloj kundër Tottenham Hotspur në Wembley Stadium. Nëse fiton atëhere do të siguroj titullin e Premier League matematisht, mirëpo kundër Tottenham, vështirë se do të arrij të fitoj, sidomos pas formës së dobët që ka kaluar në tri ndeshjet e fundit.

Megjithatë, City do të arrij të fitoj Premier League, kështu me Guardiolan duke përfunduar me çiftë titujsh në dorë. /Insporti.com

-->