19-vjeçari i Barcelonës i mahnitë të gjithë!

Futboll 06 Dhjetor 2018 15:34

Barcelona mori fitore 4-1 mbrëmë kundër Leonesas në Copa del Rey dhe përveç triumfit, fitoi edhe diçka që është më e rëndësishmja.

Fjala është për talentin 19-vjeçar, Riqui Puig, që edhe njëherë nuk zhgënjeu.

Ai u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë, në minutën e 55’ në vend të Oriol Busquets, një tjetër lojtar nga akademia e Barcelonës.

Puig shkëlqeu për aq minuta sa qëndroi në fushë në “Camp Nou” dhe në fund, dhuroi një asist të bukur për Denis Suarez, i cili realizoi për rezultatin përfundimtar 4-1. /Insporti.com/