Për barazimin historik në Spanjë, presidenti i IHF-s vlerëson lart Kosovën

Kombëtarja 22 Korrik 2019 23:41

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit, Hassan Moustafa, ka vlerësuar paraqitjet e Kosovës në Kampionatin Botëror të juniorëve në Spanjë.

Vlerësimin për Kosovën, Presidenti Moustafa e ka dhënë të hënën mbrëma në një takim që e kishte në Vigo me Presidentin e Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Izet Gjinovci, përcjell Zëri.info.

Gjatë takimit, Moustafa ka përgëzuar Saraçinin për paraqitjen në Botëror.

I pari i IHF-së e ka cilësuar skuadrën e Kosovës të mirë dhe premtues për të ardhmen.

Ndërkohë Saraçini e ka falënderuar Moustafan për bashkëpunimin dhe për mundësinë që IHF-ja ia ka dhënë FHK-së për organizimin e garave IHF Trophy.

Drejtuesit e Federatës kosovare takohen rregullisht me Presidentin Moustafa, ndërsa në takimin në Vigo është thënë se bashkëpunimi në të ardhmen do të jetë edhe më i madh, sidomos në punë me gjenerata të reja.

-->