Për herë të parë, dy gara në pistën “Siverstone”

Formula 1 28 Prill 2020 13:01

Formula 1 do ta nisë sezonin në pistën në Austri, në fundjavën e parë të korrikut, ndërsa gara e dytë, ajo për Çmimin e Madh të Britanisë, do të zhvillohet më 19 korrik, por pa tifozë.

Në stilin e njëjtë si edhe në Austrisë, parashihet që pista e “Silverstounit”, të jetë nikoqire edhe e garës së ardhshme, më 2 gusht.

Drejtuesit e pistës “Silverstone” kanë vendosur që të rimbursojë ata që kanë blerë bileta për Çmimin e Madh të Britanisë ose të mbajnë prenotimet gjatë vitit të ardhshëm.

Ndërkohë ‘Çmimi i Madh i Silverstounit” në të ardhmen mund të ndryshojë, pasi që ka edhe një inciativë që të emërtohet me ‘Stirling Mos’.

-->