Për herë të pestë reshtë në Final 4

Basketboll 26 Prill 2019 08:48

Nën kampioni i Euro leagues, Fenerbahçe, për herë të pestë reshtë arriti të kualifikohet në Final Four të Euro Leagues.

Fenerbahçe në seri me skuadrën lituaneze, Zalgiris Kaunas, mposhti tri herë rivalin për t’u kualifikuar në mesin e katër ekipeve më të mira.

Ndeshja e katërt e serisë përfundoi me rezultatin 82:99.

Feneri në këtë përballje luajti pa Nikola kalinicin i lënduar, derisa shkëlqeu Ali Muhammed me 25 pikë, i cili ishte i saktë qind për qind nja vija për tre pikë, duke shënuar pesë nga pesë tentimet.

Te Zalgirisi u veçua Brandon Davies me 25 pikë.

Kjo është hera e pestë që Turqit do të jenë në Final Four dhe e treta reshtë që është duke e shijuar finalen, ku një herë u bënë kampionë.

Kundërshtari i tyre do të përcaktohet nga takimi në mes Anadolu Efes – Barcelona, ku rezultati i serisë është 2-1 në favor të Efesitë./Insporti