“Për hir të futbollit, mos e krahasoni Messin me numrin 7 të Juventusit”

Futboll 02 Maj 2019 08:11

Pas paraqitjes së shkëlqyeshme të Lionel Messit ka reaguar edhe futbollistit Mario Balotelli.

Messi ishte i jashtëzakonshëm kundër Liverpoolit, duke realizuar dy gola në fitoren 3:0 të Barcelonës në ndeshjen e parë gjysmëfinale.

Sulmuesi italian, Mario Balotelli, në rrjetin social Instagram ka shkruar se Messi nuk duhet të krahasohet me “numrin 7 të Juventusit”.

“Për të mirën e futbollit, ju lutem as mos e krahasoni më Leo Messin me numrin 7 të Juventusit”, ka shkruar Balotelli.