Për katër minuta, Zhegrova dhe Kasami ia dhurojnë epërsinë Baselit

UEFA Conference League 25 Nëntor 2021 18:09

Dy futbollistët shqiptarë, Edon Zhegrova dhe Pajtim Kasami kanë shënuar gol për skuadrën e Baselit. Basel është duke e zhvilluar ndeshjen kundër Kairat Almaty në kuadër të Ligës së Konferencës, shkruan Insporti.com.

Baseli ishte duke pësuar humbje 2:1 deri në momentin kur ylli i Kosovës, Edon Zhegorva shënoi gol për ta barazuar rezultatin.

Zhegrova shënoi në minutën e 69-të.

Pas vetëm katër minutave, në skenë doli ylli tjetër shqiptar, Pajtim Kasami.

No description available.

Ai shënoi një gol të bukur me këmbën e majtë, në minutën e 73-të për rezultatin 2:3.

Baseli në rast të fitores do të bëhet lider i grupit me 11 pikë, ndërsa Kairat do të mbetet në pozitën e fundit me një pikë. /Insporti.com/

-->