Për pak minuta fillon gara, kjo është radhitja në start

Formula 1 02 Shtator 2018 14:35

Në ora 15:10 fillon gara për Shpërblimin e Madh të Italisë në Formula 1 që zhvillohet në Monza, shtegun legjendar dhe shtegun më të vjetër të garave që vazhdon të jetë pjesë e kalendarit të Formulës 1.

Në kualifikimet për këtë garë Kimi Raikkonen i Ferrarit e theu rekordin duke bërë rrethin më të shpejtë në histori të Formulës 1 për nga shpejtësia mesatare dhe duke vozitur një rreth pa asnjë gabim të vetëm.

Raikkonen do të niset nga pole position, kurse rrethin e tij në video dhe radhitjen e plotë në start mund ta shihni këtu.