Për shkak të Covid-19 anulohet ngjarja e madhe sportive

Formula 1 18 Gusht 2021 14:06

Qeveria e Japonisë ka vendosur që të mos zhvillohet gara e Grand PRIX për shkak të pandemisë Covid-19.

Çmimi i madh i këtij viti u anulua pas diskutimeve midis qeverisë dhe organizatorëve të garës, u njoftua të mërkurën nga drejtuesit e Formula 1.

Gara në Suzuki ishte caktuar për datën 10 tetor, midis ngjarjeve në Turqi dhe Shteteve të Bashkuara.

“Vendimi është marrë nga qeveria japoneze për të anuluar garën këtë sezon për shkak të kompleksitetit të vazhdueshëm të pandemisë në vend,” thuhet në deklaratën e lëshuar nga F1,

“Formula 1 tani është duke punuar në detajet e kalendarit të rishikuar dhe do të shpallë detajet përfundimtare në javët e ardhshme.”

Vendimi krijon një pengesë tjetër në kalendarin e garave me bazë në Azi këtë sezon pas anulimit të GP-ve të Australisë dhe Singaporit dhe shtyrjes së pacaktuar të GP të Kinës në Shanghai.

Qeveria japoneze e lejoi zhvillimin e Olimpiadës në Tokios, të cilat u vonuan për një vit për shkak të pandemisë.

Infeksionet e reja në Tokio u trefishuan gjatë 17 ditëve të Olimpiadës, të cilat përfunduan më 8 gusht, megjithëse ekspertët mjekësorë thanë se rritja nuk ishte e lidhur drejtpërdrejt me Lojërat Olimpike.

-->