Për shkak të shiut ndërpritet gara në Drag Race
FASK
19 Qershor 2021
16:34

Gara Drag Race, që filloi të mbahej në pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë, është ndërprerë për shkak të shiut.
Pas procedurave të zakonshme para fillimit të garës, u realizuan disa nga vozitjet kualifikuese, por për shkak të reshjeve të shiut ato nuk u përfunduan, ka njoftuar Federata e Autosporteve të Kosovës.
FASK njoftoi gjithashtu se vazhdimi i garës do të mbahet nesër, fillimisht edhe me një vozitje kualifikuese e pastaj vozitjet zyrtare. /Zeri.info