Për Umtitin interesohet edhe një tjetër skuadër

Futboll 17 Prill 2018 08:05

Mbrojtësi francez i Barcelonës, Samuel Umtiti, çdo ditë e më shumë po e sheh veten larg “Camp Nou” dhe tani për të ka interesim edhe nga një tjetër skuadër e madhe, përpos asaj të Manchester United.

Ka kohë që po përflitet për një largim të mundshëm të tij, për shkak se Barça nuk ka pranuar trefishimin e rrogës të francezit dhe ndër destinacionet më të përfolura tash e disa javë për Umtitin, ishte “Old Trafford”.

United nuk e kishte problem edhe t’i ofrojë 24 vjeçarit pagën e kërkuar, derisa Barcelona është munduar në anën tjetër që përmes një marrëveshjeje më të vogël, të ngrit së paku klauzolën e francezit, e cila për momentin është rreth 61 milionë euro.

Mirëpo, gjatë këtij vikendi dolën raportime të reja në media, se për Umtitin ka shfaqur interesim edhe rivali i ekipit katallan, skuadra e Real Madrid.

Sipas të njëjtave raportime nga shtypi, thuhet se përfaqësuesit e klubit madrilenë janë takuar me ata të futbollistit francez, për një transferim të mundshëm në “Santiago Bernabeu”.

Duket sikur lajmin për largimin e Umtitit nga “Camp Nou” e vërtetoi edhe më shumë, shkrimet e shtypit spanjoll për interesimin e Barcelonës për mbrojtësin e Sevillas, Clement Lenglet.

Dhe derisa presidenti i Barcelonës, Jose Maria Bartomeu, flitet se është tepër i nervozuar me situatën e krijuar nga Samuel Umtiti, kërkimi i një lojtari me tipare të njëjta sikur të francezit, flet mjaft për të ardhmen e 24 vjeçarit te Barça pas këtij sezoni. /Insporti.com

 

-->