Për Wenger do të debatohet në Parliamentin e Anglisë

Futboll 12 Maj 2018 20:13

Arsene Wenger njihet për kontributin e tij që ka dhënë për futbollin anglez. Që kur erdhi në Arsenal në vitin 1996, ai reformoi lojën e Arsenalit, dhe rivalizoi Manchester United drejtëpërdrejtë për titull të kampionit në Angli.

Wenger pas 22 vjetëve do të largohet nga Arsenali, pas shumë sukseseve që arriti për Arsenalin, dhe gjithsesi se ngriti nivelin e futbollit anglez në një dimenzion tjetër.

Ai ishte së pari në vitin 1999 ka inicuar blerjen e kompleksit sportiv të Arsenalit në London Colney. Wenger gjithashtu prezantoi idenë për ndërtimin e stadiumit të ri të Arsenalit dhe bartën e fushës vendase nga Highbury në Emirates Stadium.

Këto veprime të tij kanë motivuar edhe ekipe si Chelsea, Tottenham dhe Liverpool të mendojnë për ndërtimin e stadiumeve të reja apo zgjerimin e atyre ekzistues.

Ndërkaq që për ndikimin e tij në futboll, që njihet si krenaria e ishullit, parliamenti anglez do të debatoj për kontributin e Wengerit dhënë për këtë sport. Këtë informacion e ka bërë të ditur korrespondenti politik i BBC, Chris Mason. /Insporti.com

-->