Përcaktohen datat, Peja nis ndaj Rahovecit

Basketboll 10 Tetor 2019 13:32

Stinori i ri i BIBL do të nis në javën e fundit të këtij muaji, ndërsa dueli i parë i stinorit të ri do të jetë në mes të Vllaznisë së Shkodrës dhe Ibrittë Rozhajes.

Sa i përket ekipeve kosovare, Peja do të nis stinorin ndaj Rahovecit në Karagaç, derisa e tërë liga do të ketë pesë ekipe pjesëmarrëse, shto këtu edhe Academic Bultexin bullgar, që në xhiron e parë pushon.

Dueli i parë: Vllaznia-Ibri luhet më 22 tetor në Qazim Dervishi të Shkodrës.

Dueli i dytë: Peja-Rahoveci luhet më 23 tetor në Karagaç të Pejës.