Perez e ka gati planin për hakmarrje ndaj Juventusit

Futboll 07 Dhjetor 2018 18:17

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, nuk e ka ndërmend të ndalet dhe dëshiron ta përforcojë skuadrën e tij.

Ai i ka vënë syrin një talenti në futbollin evropian. Më saktë presidenti madrilen po e synon yllin uruguaian, Rodrigo Bentancur.

Ylli i Juventusit që luan përkrah Cristiano Ronaldos është vetëm 21 vjeç dhe po shihet si futbollisti i ardhshëm i Real Madrdit.

Një mesfushor që ka cilësi të mëdha, ka një çmim prej 60 milionë euro dhe thuhet se Perez është i gatshëm të paguajë për të.

Por, Reali do të hasë në një konkurrencë të ashpër nga Barcelona që ka kohë që është duke vëzhguar yllin e Juventusit.