Perez ka vendosur për Zidanen

Futboll 22 Tetor 2019 18:07

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, dëshiron ta mbajë trajnerin Zinedine Zidane në krye të skuadrës.

Ka pasur disa spekulime se pas humbjes ndaj Mallorcas dhe nëse sot do të humbasë ndaj Galatasaray, do të ndodhë shkarkimi i teknikut francez.

Mirëpo, sipas mediave spanjolle, Florentino nuk është duke bërë panik dhe do të presë deri në dhjetor për të dhënë vendimin përfundimtar.

Florentino dëshiron t’i jep kohë Zidanes derisa të përfundojnë grupet në Ligën e Kampionëve. Ndeshja e fundit për grupe në Ligën e Kampionëve është me 11 dhjetor, në të cilën Reali do të luajë kundër Club Brugge.

-->