Përfaqësuesja e Kosovës në tenis e mposht Maqedoninë e Veriut

Tenis 16 Prill 2019 20:14

Përfaqësuesja e Kosovës në tenis, konkurrenca e femra, është duke u paraqitur në garën “Fed Cup 2019”, për grupin e tretë të zonës “Evropë – Afrikë”, që po mbahet në Helsinki të Finlandës

Pas humbjes së djeshme me rezultat 2:1 në sete nga Qipro, sot Kosova triumfoi ndaj Maqedonisë së Veriut 2:0 në sete.

Kosovën në këtë kompeticion po e përfaqësojnë, Donika Bashota, Arlinda Rushiti, Blearta Ukëhaxhaj dhe Vesa Gjinaj.

Në grupin B të Kosovës janë edhe Algjeria e Kongo.