Përforcohet edhe Bashkimi

Basketboll 04 Janar 2019 13:44

Kampioni aktual i Kosovës është aktivizuar me të filluar viti 2019

Klubi i basketbollit Bashkimi ka nisur të aktivizohet me fillimin e vitit 2019.

Kampioni aktual është përforcuar me basketbollistin amerikan, Lamar Wofford Humphrey.

Ekipi Portokalli e pati një vjeshtë të zbehtë pasi u përball me krizë financiare.

Mirëpo, duket se prizrenasit janë aktivizuar dhe në pranverë do ta synojnë së paku “Play-Offin”.

“KB.Bashkimi nga Prizreni ka paraqitur për regjistrim lojtarin ndërkombëtar Lamar Wofford Humphrey nga USA i cili së fundmi është paraqitur në klubin London City Royals. Lojtari lartpërmendur mund të regjistrohet në FBK dhe të paraqitet për KB.Bashkimi nga Prizreni pas plotësimit të kritereve në bazë të Rregullores mbi regjistrimin e lojtarëve në FBK”, njofton Federata e Basketbollit të Kosovës.

Bashkimi e mbylli pjesën e parë të sezonit në pozitën e pestë me 21 pikë të grumbulluara nga 14 ndeshje të zhvilluara duke regjistruar 7 fitore e 7 humbje