Performanca e Brojës po mahnitë edhe futbollistët e Southampton

Futboll 03 Janar 2022 20:19

Armando Broja po kalon një formë të shkëlqyer me ekipin anglez të Southampton.

Forma e tij ka detyruar trajnerin Hasenhuttl ta konsiderojë sulmuesin tonë si titullar të skuadrës, teksa sulmuesi kuqezi ka fituar edhe respektin e shokëve të skuadrës.

Së fundmi, Jan Bednarek ka folur mbi futbollistin e kombëtares së Shqipërisë, ndërsa thekson se Broja bëhet më i mirë nga dita në ditë.

“Broja ka një të ardhme të shkëlqyer para tij, është një lojtar i madh dhe po mëson me shpejtësi.

Pati disa vështirësi në fillim në lidhje me përshtatjen në skuadër, por edhe me kampionatin pasi Premier League ka një intensitet shumë të lartë.

Por, ia ka dalë shumë mirë dhe këtë mund ta shohim ndeshje pas ndeshje pasi Broja përmirësohet ditë pas dite. Ka një të ardhme të madhe para tij”, u shpreh polaku 25-vjeçar i Southampton.

-->