Përfundon edhe finalja e Wimbledonit

Tenis 15 Korrik 2018 17:48

Në ditën kur po zhvillohet finalja e Kampionatit Botëror, ngjarje kryesore e këtij viti , u zhvillua edhe finalja e Wimbledonit, që në kushte normale do të ishte ngjarje globale sportive, por sot ishte sekondare, thënë së buti.

Në finale u takuan jugafrikani Kevin Anderson dhe serbi Novak Djokovic. Për Andersonin, i cili ishte protagonist i gjysmëfinales më të gjatë në histori – meçit me John Isnerin , që zgjati më shumë se 6 orë, duket se “me rëndësi ishte pjesëmarrja”.

Në finalen e parë të tij në turneun më të madh të tenisit, Anderson nuk ishte konkurrent i denjë i Djokovicit, i cili fitoi 3:0.

Për serbin i cili fitoi Wimbledonin e katërt, pasi në gjysmëfinale eliminoi Rafael Nadalin, kjo ishte një ndeshje ku dominoi që nga fillimi.

Djokovic dy herë theu shërbimin e kundërshtarit dhe e fitoi setin e parë 6;2 dhe në numat të njëjtë të breakave dhe rezultat identik, mori edhe setin e dytë.

Duke mos pasur më çka të humbë, Anderson luajti në maksimum të mundësive të aftësive të tij dhe setin e tretë e dërgoi në tie break, madje kishte edhe dy set poene paraprakisht.

Mirëpo, loja shumë e mirë në defanzivë i mundësoi Djokovciit që ta barazojë 6:6 rezultatin dhe në tie break të fitojë finalen.

Duhet thënë se Anderson, përveç gjysmëfinales maratonike, në çerekfinale pesë setëshe eliminoi favoritin kryesor Roger Federer dhe me meritë ishte në finale të turneut më të madh të vitit.

-->